Bota

Pakistani rihap kufirin me Afganistanin pas sulmit me granatë

Zyrtarë nga Pakistani kanë hapur kufirin, Torkham, në mes të Afganistanit dhe Pakistanit, vetëm një ditë pas sulmit me granatë, që plagosi dhjetra vetë.

Zyrtarët e sigurisë nga të dyja vendet janë takuar sot, për të diskutuar sulmin dhe mënyrat për të përmirësuar sigurinë e të dyja vendeve.

Tetë ushtarë dhe një fëmijë janë plagosur në anën e Pakistanit, dhe shtatë të tjerë në anënë e Afganistanit, kur një përson i panjohur nga ana afgane ka shpërthyer një granatë në pasditen e 15 shtatorit.

Zyrtarët e sigurimit kanë rishikuar pamje e kamerave të sigurisë të incidentit, por askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Siguria ëshë nën kontrollë në të dyja anët e kufirit”, ka thënë një zyrtar pakistanez për Radion Mashaal.

Komentoni