Rajoni

Pakicat, Vasili: Projekt politik, synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është kundër ligjit për pakicat kombëtare.

Në fjalën e tij në Kuvend, Vasili tha se sot nuk është dita për ta votuar këtë ligj.

Ai deklaroi se ky është një projekt politik që synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë së djeshme.

“Ky ligj me mënyrën si është paraqitur nuk është sot dita për tu miratuar. Së pari sepse ai bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, së dyti ai bie ndesh me interesat kombëtare shqiptare, së treti ai bie ndesh edhe në konventën kuadër për mbrojtjen e minoriteteve”, ka thënë ai, shkruan Ora News.

“Projektligji na ofron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër. Ky është një konformizëm servile ndaj sloganeve europianem, shenjë e një papërgjiegjshmërie dhe injorance shtetërore të patolerueshme. Jemi përpara një projekti politik që synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë së djeshme”, përfundoi ai.

Komentoni