Pajaziti: Yoga është e mirë për shëndetin

Suada Pajaziti mësuese e yogës, ka deklaruar se yoga është e mirë për shëndetin dhe së paku duhet tre herë në javë të bëhen ushtrime. ‘Permes yogës njeriu e...

Suada Pajaziti mësuese e yogës, ka deklaruar se yoga është e mirë për shëndetin dhe së paku duhet tre herë në javë të bëhen ushtrime.

‘Permes yogës njeriu e zbulon vetveten dhe të vërtetën. Pas secilës seancë ndryshon. Yoga është shumë e veçantë. Edhe mua personalisht më ka ndryshuar jetën për të mirë”, ka thënë ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë, në Radio Televizion e Kosovës (RTK).

Pajaziti ka bërë me dije se me yoga ka filluar kur kishte jetuar në Dubai. “Unë studentëve u them se ata vetë duhet ta zbulojnë vetveten”, ka thënë ajo.

Paraziti ka theksuar se ajo është e certifikuar ndërkombëtarisht. “Kur njeriu është më aktiv, truri është më aktiv. Ka energji të re. Ka më shuam lëvizje të trupit”, ka thënë ajo.

Sipas saj ushtrimet që bëhen në yoga varen prej njeriut se si dëshiron t’i bëjnë ata.

“Yoga është bashkim i mendjes dhe shpirtit. Ne me yoga e njoftojmë botën e jashtme”, ka thënë ajo.

Sipas saj nuk ka moshë të caktuar për të ushtruar yoga. “Unë jam i befasuar shumë për njohurit e yogas që kanë në Kosovë. Me të gjithë që flas me profesorë universiteti, me taksistë. Ata e din që yoga e liron stresin”, ka thënë ajo.

Pajaziti ka thënë se njeriu duhet të jetë vëzhgues i mendjes së vet dhe mos tu mundohet ta ndërpres. “Nëse do të ishte në autostradë dhe do të ndalemi të shikojmë çdo veturë të analizojmë, si do të ishte. Edhe me mendje është kështu”, ka thënë ajo.

Sipas saj, duhet të ketë së paku tre herë në javë ushtrime për të pasur më shumë efekt tek njeriu.

Kategoritë
LifeStyle
Një koment
  • Suada
    6 April 2017 at 23:24
    Komentoni

    Une Suada Pajaziti, dua te dije SE kush eshte pergjegjes per kete “qoroditje” te intervistes ?!

  • Komentoni

    *

    *

    Lajme të tjera