Lajme

Pajaziti nuk është në dijeni se për çka do ta hetojë Prokuroria lidhur me përgjimet telefonike

Prokuroria Speciale e Kosovës, sot ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër të pandehurit Adem Grabovci, deputet dhe ish kryetar i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ndonëse, nuk është aktet i ndonjë prej telefonate të bëra publike, hetimet kanë nisur edhe ndajë shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajzaiti.

Shefi i Grupit të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë për lajmi.net se nuk është në dijeni lidhur me atë se për çka konkretisht do ta heton Prokuroria, por është shprehur i gatshëm për çfarëdo ftesë nga ana e organeve të drejtësisë.

“E para që dua të them është se kurrë Nuk kamë asnjë lloj informate lidhur me këtë punë. Kurrë prej drejtësisë nuk jam ftuar, bile as në cilësinë e dëshmitarit. Ndërsa, e dyta që dua të them, lidhur me ato përgjigjem që kanë dal prej presidentit e poshtë, meqë zoti Grabovci ka folur me të gjithë, tash se di çka është fjala. Nëse jermi objekt i hetimit të gjithë është në rregull, por nuk do të thotë që jemi të përfshirë në ndonjë rast të kundërligjshëm. Ne kemi kërkuar që drejtësia të merret me këtë punë dhe ku ka diçka që përben shkelje, si parti jemi të hapur që trajtohen të gjitha rastet”, ka thënë, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

Ndërkaq, hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë: A.P. ish- Shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, I.G. ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besim Beqaj, ish- ministër në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, Njazi Kryeziu ish – Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit dhe Sadat Gashi, ish – Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*