Kosova

Pajaziti: Komisioni i ri për Demarkacion pa risi

Deputeti i PDK-së Zenun Pajazit i ka thënë Kryesuesit të Komisionit Shpejtim Bulliqit se ka pritur më shumë argumente nga ai gjatë raportimin në Kuvend.

Pajaziti ka thënë se Bulliqi ka folur vetëm për Komisionin Meha.

“Neve po na duhet diçka tjetër këtu, me komisionin tjetër le të merren dikush tjetër, le të merren drejtësia, unë s’kam asnjë emocion rreth atij Komisioni”, tha deputeti i PDK-së.

“Nëse s’keni sot çka me thonë, është dashur të merreni me kryetaren e Komisionit t’i thoni asaj se sot s’kemi çka me thënë e shtyjmë për një ditë tjetër”, i ka thënë Pajaziti Bulliqit. /rtk/

Komentoni