LifeStyle

Pagjumësia sjell mendime negative

Prof. Meredith E. Coles dhe Jacob A. Nota, të dy nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut në Binghamton, zhvilluan një studim që u përqendrua në lidhjen ndërmjet mendimeve të përsëritura me intensitet të moderuar dhe të lartë dhe kohëzgjatjes dhe shprehisë së gjumit, raporton Kosova.info.

Dyshja kanë analizuar ndërlidhjen mes mungesës së gjumit dhe mendimeve negative të cilët kanë vërejtur se ekziston një lidhje mes këtyre dyjave.

Dyshja kanë studiuar 52 pjesëmarrës të moshave 18 deri në 65 vjeç, të cilët kishin plotësuar pyetësorin e mendimit të vazhdueshëm, i cili është një provë që synon të matë nivelin e një mendimi negativ përsëritës të një individi.

Në bazë të të gjeturave, pjesëmarrësit të cilët raportuan për çrregullime të shpeshta të gjumit gjithashtu e kishin më të vështirë të ndalonin të përqendroheshin në ndonjë stimul negativ që ata i ekspozoheshin, duke sugjeruar një lidhje midis gjumit të dobët dhe mbizotërimit të mendimeve negative. /Kosova.info/

Komentoni