Kosova

Pacolli: Nuk isha në Mal të Zi për çështjen e Demarkacionit

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se vizita e tij në Mal të Zi, si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, nuk është bërë për çështjen e Demarkacionit.

“Vizita ime në Mal të Zi nuk ka qenë për të biseduar për Demarkacionin dhe është interpretuar keq. Kam marrëdhënie shumë të mira me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, dhe e falënderoj që në çdo samit dhe takim ku unë kam qenë ai e ka mbrojtur Kosovën me zili”, ka thënë Pacolli sonte në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini,

Ai ka thënë se ka qenë e planifikuar edhe vizita në Maqedoni por për shkak të takimit në Nju Jork, kemi vendosur që kjo vizitë të bëhet me datën 25 të këtij muaji.

Komentoni