Kosova

Pacolli në Lipjan: Rinia mund ta shpëtojë Kosovën nga keqqeverisja

Në vazhdën e procesit të organizimit të brendshëm të partisë, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të Forumit Rinor të degës në Lipjan.

Punimet e këtij Kuvendi kishte ardhur t’i ndjekë nga afër edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, koordinatori i zgjedhjeve në nivel qendror, Vesel Makolli, koordinatori i AKR-së në Ferizaj Labinot Tahiri, koordinatori i AKR-së në Lipjan Sabit Pacolli dhe shumë të tjerë.

Presidenti Pacolli duke i falënderuar të rinjtë që kanë zgjedhur t’i bashkohen rrugëtimit të AKR-së, deklaroi se AKR-ja është e vendosur që të vihet në dispozicion të rinisë.

Ai tha se vetëm rinia mund ta shpëtojë Kosovën nga keq-qeverisja dhe se bashkë me AKR-në do të punojmë deri në arritjen e këtij qëllimi është shprehur numri një i AKR-së. “Ne do ecim përpara bashkë, pa limite për një jetë me të mirë për të gjithë dhe ne jemi ata që do t’ia kthejmë dinjitetin kësaj rinie” deklaroi Pacolli, para një numri të madh të të rinjve, të cilët kishin ardhur ta përcjellin Kuvendin.

Në prani të mysafirëve nga qendra dhe degët e AKR-së, Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor në prani të 237 delegatëve, me shumicë votash, kryetar i Forumit Rinor të AKR-së në Lipjan u zgjodh Bekim Olluri, i cili duke i falënderuar të rinjtë për besimin e dhënë, deklaroi se do të punojë së bashku me të rinjtë e Lipjanit, deri në fitore.

Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se koha e komandantëve ka përfunduar, duke shtuar se tash Kosova ka nevojë për njerëz punëtorë dhe që mund ta nxjerrin vendin nga kjo krizë.

Në Kuvend foli edhe koordinatori i AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri, i cili potencoi se duhet të jemi krenar që e kemi përkrahjen e një presidenti siç është ambasadori i humanizmit, Behgjet Pacolli. Ndërsa koordinatori i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli u zotua se AKR-ja në Lipjan do të punojë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenie sociale, duke përmendur eksperiencën, vullnetin dhe njohuritë, si rrugë për arritjen e një ekonomie të qëndrueshme për të gjithë. /KI/

Komentoni