Kosova

Pacolli dënon sulmin e ulët dhe qyqar në Londër

Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, dënon fuqimisht sulmin e ulët dhe qyqar, që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit në një tren në Londër nga ku , sipas raportimeve të deritanishme tetëmbëdhjetë persona mbetën të plagosur.

“Dënoj fuqishëm sulmin e ulët dhe qyqar që ndodhi sot në Londër. Të gjithë personave të pafajshëm, që u plagosën nga ky shpërthim i dëshiroj shërim të shpejtë. Ne mbetemi fuqimisht të vendosur në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, që po rrezikon gjithnjë e më shumë paqen, sigurinë dhe rendin ndërkombëtarë. Kosova dhe populli i saj solidarizohet me popullin britanik dhe mbetet e palëkundur në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli. /KI/

Komentoni