Lajme

Pa një stad zhvillimor efikas, Kosova e ka vështirë të mbijeton si shtet?!

Shkruan: Skënder MULLIQI

Temat e politikës nuk janë të lehta, por në Kosovë janë bërë tepër të vështira. Kolumnistet dhe analistët politike, që unë mendoj së janë edhe njerëz të politikës, e kanë zor të bëhen të saktë në elaborimet politike. Debatet politike, janë tepër të vështira sepse në jetën politike janë etabluar njerëzit pa njohuri elementare. Këta njerëz të skenës aktuale të politikës në Kosovë, i kanë koklavitur shumë punët në të gjitha planet e jetës. Jo që është humbur fija por ka humbur edhe lëmshi siç thuhet në gjuhën e popullit. Është turp së çfarë kategorie e njerëzve të pa ditur po e kalërojnë Kosovën. Nëse është hëngër pitja, tepsia është në mejdan thotë një fjalë e popullit. Këta pas secilës palë të zgjedhjeve manipuluan më masën e gjerë, manipuluan më votuesit pa trupërisht duke i mashtruar ata së do ti realizojnë kërkesat e tyre reale. Në vend të realizimit të kërkesave të qytetarëve, ata i plotësuan më të madhe kërkesat e veta. Shtohet pyetja logjike për ke të votohet në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale ? Votuesit vërtetë janë në dert të madh, së për cilët njerëz të përcaktohen, kur skena jonë ka mbetur gati më figura të njëjta shumë të dobëta politike. Lexues të nderuar kërkoj falje nga ju, së po më vjen shumë zor, jo ti përmend por edhe ti imagjinoj këta njerëz në krye të politikës tonë. Intelektualët e mirëfilltë tash për tash e kanë preferuar si duket heshtjen e madhe, në vend të inkuadrimit në rrjedhat shoqërore dhe në rrjedhat politike të Kosovës. Kemi ekonomi të shkallmuar, kemi vetëm dy kategori shoqërore, ata që janë pasuruar në mënyrë marramendëse, dhe kategorinë shumicë e cila po jetojnë. Partitë kryesore politike janë duke u rrezikuar seriozisht nga brenda, kanë mbetur të pa profilizuara edhe pa kuadro të mirëfillta. Korrupsioni është duke na gërryer nga brenda, resurset pa mëshirshëm po harxhohen për interesa private, institucionet e shtetit nuk janë të lira, mafia është bërë pjesë e pushtetit. Ekziston edhe pushteti dytë paralel i mafiozëve të cilët po e kontrollojë pushtetin e vijës së parë politike. Ndryshimet gjoja të zgjedhjeve të kaluara lokale, jo që nuk sollën ndryshime për të mirë, por shënuan ngecje në të gjitha sferat e jetës dhe të punës. Erdhën struktura jo kredibile dhe krejt të pa afta. Së si është gjendja nëpër komuna e dobët, ashtu është edhe pushteti qendror katastrofal. Mu për ata edhe zgjedhjet e radhës nacionale dhe ato lokale të cilat pritet të mbahen në vitin 2017 janë shans i madh që të ndodhin vërtetë ndryshime përmbajtësore, të cilat kishin më sjellë formë tjetër shumë më të mirë të qeverisjes më komuna dhe më Kosovën. Pa një stad zhvillimor efikas, Kosova nuk ka gjasa të mbijeton si shtet. Kur mbetet vetëm opsioni për shtetndertim dhe mirëqenie, edhe mund të llogarisim në avancimin e proceseve demokratike dhe në avancimin e të gjitha proceseve tjera zhvillimore. Kriza e përgjithshme sigurisht së nuk përfundon kurrë më këtë estabilishment të dobët politike. Do të duhej të eliminohet ndjesia politike që të votohen njerëzit tepër të konsumuar dhe materialistë. Eliminimi i logjikës të mos votimit të këtij lidershipi, do të ishte logjikë e progresit. Nuk ishte dashur të pranohen zgjedhjet vetëm më një zonë zgjedhore, e cila do të mundësonte manipulimet më vota të serishme brenda subjektit të njëjtë politike. Prapë njerëzit e fuqishëm në krye të subjekteve politike do të bënin të them ashtu si të donin, duke pozicionuar njerëz më vota të vjedhura. Pa reformë të procesit zgjedhor, edhe zgjedhjet pak do të kishin vlerë. Personifikimi i procesit zgjedhor do të ishte në të mirën e njerëzve të caktuar, jo në të mirën e përgjithshme. Kosovës i duhen kualitete të reja të ekspertëve të cilët do të sjellin freski në jetën politike- institucionale. Dinamika e shoqërisë na kushtëzon institucione kredibile të cilët edhe vendimet që i sjellin do të ishin për të mirën e përgjithshme. Pushteti aktual po dëshiron më çdo kusht të mbes në skenën politike në mënyrë jo ligjore. Mjaftë më kasta të pa përgjegjshme politike, të cilët vetëm dëm pas dëmeve janë duke na sjellë. Mjaftë u ushqyem më iluzione së më këta njerëz në krye të shtetit do të bëhet mirë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*