Lajme

OS “Studim, kritik, veprim”: Kemi një akademi të përgjumur

Organizata studentore “Studim, kritik, veprim” ka thumbuar Akademinë e Shkencave të Kosovës për shkak të heshtjes ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe situatave të vështira në të cilat është gjetur gjatë këtyre viteve.

“Në kohën kur i gjithë debati publik u zhvendos tek objekti që ishte vendosur dhunshëm brenda hapësirës universitare, ajo që më shumti do të duhej të reagonte, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nuk bëri as edhe reagimin më të vogël”.

Përderisa sipas tyre Akademisë serbe, në vazhdimësi nxjerr projekte të reja për kolonizimin e Kosovës, Akademia e Kosovës nuk bën as reagimin më të vogël për këtë çështje.

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosovës, do të duhej të ishte në majat e intelektualitetit të Republikës, dhe po të ishin të tillë nuk mund të silleshin me kaq papërgjegjësi. Përkundrazi”, thuhet në një deklaratë të kësaj organizate.

Në vijim ata thonë se nëse heshtja shpesh kuptohet si miratim, atëherë heshtja e Akademisë nuk mund të kuptohet ndryshe veçse konformim ndaj pushtetit.

“Kolegët e të ashtuquajturit akademik Kryeministrit Mustafa, janë shndërruar në bashkëpunëtor me këtë të fundit, i cili reagon ashpër kur pretendon se i cenohet prona private dhe me arrogancë mbron cenimin e sovranitetit territorial të Republikës, sa kaç mbron thirrjet e zëvendësit të tij, Branimir Stojanoviç, të cilat cenojnë integritetin dhe autonomin e Universitetit përmes funksionalizmit të pseudo-kishës ortodokse në Kampusin Universitar. Krahas kësaj Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës vazhdon të jetë e fjetur. Ajo që sipas tyre vërehet është se ata kanë zgjedhur një metodë shumë të gabuar, duke shpresuar që ëndrrat tu bëhen realitet, këtë po e bëjnë vetëm duke ëndërruar. Deri sa të mos zgjohen të paktën për të na treguar se çfarë po ëndërrojnë, Ne, sot i kemi sjellë ‘akademikëve’ tanë këtë jastëk për t’ia bërë më të rehatshëm gjumin e tyre dhe që të vazhdojnë ta bëjnë atë sa më të thellë”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*