Lajme

Organizatat e shoqërisë civile, letër të hapur Qeverisë për pensionet

Organizatat e shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër të hapur Qeverisë së Kosovës për anulimin e reformave pensionale.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

I nderuari Kryeministër Mustafa,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Pas shtatëmbëdhjetë viteve të përfundimit të luftës, dhe 8 viteve pas shpalljes së Pavarësisë, Ju, jo vetëm që nuk arritët të ndërtoni një sistem efikas të mbrojtjes bazike sociale, por keni nisur iniciativa politike të cilat drejtpërdrejtë rrezikojnë dinjitetin nëse jo edhe ekzistencën fizike të qytetarëve tuaj, e sidomos të atyre të moshës së shtyer.

Iniciativa për reformimin e sistemit të pensionit bazë, e cila u mohon një të drejtë që qytetarët e Kosovës e kanë pasur deri më sot, e që është e drejta në pension pleqërie, me qëllim qëmjetet e kursyera të përdoren për qëllime jo-transparente për ne, përbën përkeqësim dhe rrezikim të jetës së mbi 100,000 qytetarëve të Kosovës mbi 65 vjeç. Për më tepër, kjo politike është edhe anti-kushtetuese.

Së fundmi keni propozuar ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale. Ky ligj, që mund të konsiderohet i kontrabanduar në kuvend, ka kaluar në leximin e parë dhe së shpejti mund të shkojë për votimin përfundimtar. Ndryshimet e propozuara, janë këto:

rritja e tavanit të investimit të mjeteve të Fondit në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që rrezikon paratë tona;

ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes se bordit menaxhues te Fondit të kursimeve(që përfshin në Komision përzgjedhës Guvernatori e BQK-së, Ministrin e Financave dhe Auditorin e përgjithshëm), gjë që përbën konflikt të rëndë interesi, posaçërisht sepse guvernatori i BQK-së, ka autoritet mbikëqyrës mbi institucionet financiare përfshi këtu edhe Trustin, përderisa konflikti te përfshirja e Ministrittë Financave qëndron në faktin se Fondi blen letra me vlerë të lëshuara nga kjo ministri, dhe sigurimi i qasjes tuaj në paratë e menaxhuara nga Trusti, pas pretendimit tuaj që këto para, nuk kanë kontribuues të njohur. Ndryshimi i ligjit ua lejon që këto para, pas 6 viteve të mbetura “pa pronar” mund të kalojnë në pronësi të Qeverisë. Nëse Trusti nuk e di se për cilin kontributdhënës janë paguar ato para, Trusti e di mire se nga cila xhirollogari janë pranuar të njejtat, gjë që e bën të lehtë identifikimin e pronarit të atyre mjeteve. Opsioni i fundit që mund të mirret parasysh është përvetësimi i parave personale të fituara me punë.
Duke ju referuar këtyre argumenteve ju rekomandojmë që: urgjent të anuloni këto iniciativa, që Trusti urgjent të mirret me rregullimin e problemit në sistemin e kontributeve pensionale.

Organizatat përkrahëse:

Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut (YAHR)

Asociacioni për Shoqëri Civile në Mitrovice

Besa Shahini – Analiste e pavarur

CommunityBuilding Mitrovica–(CBM)

Fondacioni Lumbardhi

Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS

Horizonti 21

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS

Integra

Instituti i Prishtinës për Studime Politike –

Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED

Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës (KGVK)

Konsumatori

Lëvizja për Bashkim dhe Progres

Lens

Organizata për Mbrojtjen e Popullatës ndaj Ndikimeve të Mjedisit (OPNM Kosovë)

Programi për tëDrejtat Civile në Kosovë(CRP/K)

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC/QKBN)

Qendra për zhvillimin e komunitetit dhe biznesit (CBDC)

Qendra psiko-sociale “Shtepia e Shokeve”

Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale(STRAS)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK)

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor

Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës ” Nëna Terezë” Prishtinë”

Shoqata e të Verbërve të Kosovës(SHVK)

UdruzenjeBosnjaka “Oaza”

VISION 02– Istog

YouthEcological Zone -EcoZ

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*