Lajme

Opozita intensifikon veprimet kundër demarkacionit

Partitë opozitare kanë intensifikuar të premten veprimet kundër Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Ato i kanë ftuar qytetarët që t`iu bashkohen protestave të paralajmëruara, ndërsa deputetëve të pozitës u kanë bërë thirrje që të votojnë kundër demarkacionit.

Derisa deputetja e pavarur, Margarita Kadriu, ka paralajmëruar votën kundër, Partia e Drejtësisë ka njoftuar përmes një komunikate se deputetët e saj do të votojnë pro marrëveshjes.

Kundër demarkacionit sot do të ketë një protestë në qytetin e Pejës. Kjo protestë është thirrur nga Këshilli Organizativ i përbërë nga qytetarë të Pejës, kryesisht banorë të fshatrave në kufi me Malin e Zi.

Protestës kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen, përveç AAK-së edhe dy partitë e tjera në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

Është bërë e ditur se në protestën kundërshtuese në Komunën e Pjesë, do të janë gjitha komunitetet përreth, përfshirë komunat që cenohen nga vija kufitare me Malin e Zi, si dhe shoqëria civile.

Protesta mbahet në sheshin e qytetit të Pejës dhe fillon në orën 12:00. 

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*