Lajme

Olimpistët e Kosovës të gatshëm për Rio

Ekipi Olimpik i Kosovës, i cili do ta përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit ka pranuar uniformën për Lojërat Olimpike në Rio 2016.

Gjatë pranimit të këtyre uniformave nga Komiteti Olimpik i Kosovës, është bërë e ditur se ato janë të përkohshme dhe ekipi olimpik i Kosovës do të pajiset me uniforma zyrtare në Rio de Janiero të Brazilit.

Ndërkaq, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala gjatë ditës ka takuar kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, duke thënë se vet pjesëmarrja në Rio 2016 është sukses për Kosovën.

Shala ka shtuar se kjo është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën duke thënë se përfaqësuesit e Kosovës në Rio do të shkojnë dhe do të kthehen si fitues.

Besim Hasani kryetar i KOK tha se kjo ngjarje është më shumë se sportive, duke e cilësuar atë si historike. Ai premtoi se përfaqësuesja kosovare do të japë maksimumin në Rio.

Edhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka premtuar se do të japë maksimumin në këtë ngjarje, duke kërkuar që të shijohet ky moment.

“Ta shijojmë momentin, të japim maksimumin mos të merremi me fjalët. Edhe presidenti erdhi, ndërsa ne kemi punën tonë”, tha Kelmendi.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*