Bota

OKB: Homoseksualët torturohen në Azerbajxhan

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve në Azerbajxhan të hetojnë raportet për abuzimin e homoseksualëve dhe transseksualëve, përfshirë arrestimet arbitrare, keqtrajtimet, torturat dhe ekzaminimet e detyrueshme mjekësore gjatë kohës sa janë në paraburgim.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me bastisjet e policisë qysh në mes të shtatorit, në Baku, të cilat kanë çuar në arrestimin dhe paraburgimin e mbi 80 njerëzve që janë perceptuar si homoseksualë dhe transseksualë, ose që autoritetet kanë dyshuar se janë të përfshirë në punë seksi”, tha Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Po sipas saj, të arrestuarit u janë nënshtruar rrahjeve, poshtërimit dhe goditjeve elektrike.

Autoritetet në Azerbajxhan kanë thënë se arrestimet janë bërë pas ankesave për “oferta për shërbime seksuale për banorët dhe turistët në Baku “.

Komentoni