Ekonomi

OEK e shqetësuar për sulmin ndaj Agron Mustafës nga Policia e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), shpreh shqetësimin e thellë për sulmin që i është bërë kreyshefit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafës nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas OEK-ut, sulmi ndaj kryeshefit të ndërmarrjes më të madhe në vend, është sulm që prish imazhin e Kosovës në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm dhe është sulm direkt ndaj biznesit vendor.

“Oda Ekonomike e Kosovës është shumë e shqetësuar nga pamjet që i kemi parë ku është sulmuar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, kreshefi i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa. Një akt i tillë ka efekt të shumtë që do të mund të ndikon në imazhin e biznesit kosovar. Ky sulm e dëmton moralin dhe etikën e një individi, e diskrediton familjen një individi etj. Me këtë sulm del konkludimi se bizneset e Kosovës, kush duhet t’i mbrojë”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike e Kosovës (OEK).

Oda Ekonomike e Kosovës, shpreh indinjatën për këtë sulm. “Nga ky sulm mund të ketë efekt negativ në imazhin e Kosovës, në ambientin biznesor. Kush do të mund të vije në Kosovë për investuar ku nuk ka siguri dhe mund ët sulmohet në rrugë”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike e Kosovës, vlerëson se edhe pse gjatë menaxhimit nga Mustafa si në ANP dhe Telekom të Kosovës, këto dy ndërmarrje nuk janë anëtare në Odën Ekonomike të Kosovës, prapë se prapë OEK-u do të del në mbrojtje gjithherë kur është nevoja që të mbrohet biznesit kosovar”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Oda Ekonomike e Kosovës, kërkon nga institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtare që të zbardhin sa më shpejt këtë sulm, pasi që ky sulm është një sulm i drejtuar direkt ndaj ekonomisë kosovare.

Komentoni