Lajme

Oda Amerikane takohet me kompanitë e sigurimeve

Oda Amerikane ka organizuar takim me kompanitë e sigurimeve dhe Drejtorin e Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Bankën Qendrore të Kosovës, Nexhat Miftari.

Tema kryesore e këtij takimi ishte praktika diskriminuese e mënyrës së tatimit që po iu bëhet kompanive të sigurimeve, duke i ngarkuar me një taksë prej 5% në të hyra. Gjatë këtij takimi përfaqësuesi i BQK-së u shpreh se BQK tanimë e ka shqyrtuar këtë çështje me institucionet publike relevante dhe po ashtu Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe se ka vullnet për të ndryshuar këtë ligj. Gjatë takimit po ashtu u theksua se presioni ndaj Ministrisë së Financave dhe akterëve tjerë duhet të shtohet në mënyrë që ky ndryshim të ndodhë sa më parë.

Oda Amerikane u shpreh e gatshme për të ndihmuar në shtyrjen përpara të këtij procesi. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*