Lajme

Observatori: Nga sulmet ajrore ruse në Siri për një vit u vranë afro 10 mijë vetë

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, thotë se për një vit të sulmeve ajrore ruse janë vrarë 9,364 vetë.

Më tutje, ky observator tha sot se në këtë numër përfshihen 3,804 civilë, në mesin e tyre 906 fëmijë.

Janë vrarë, po ashtu, edhe 2,746 pjesëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe 2,814 luftëtarë të grupeve të tjera kryengritëse.

Pikërisht para një viti, Rusia i pat filluar sulmet ajrore në mbështetje të forcave të qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad.

Aktivistët opozitarë e kanë fajësuar Rusinë për fushatën aktuale ajrore kundër lagjeve në qytetin Alepo, që janë nën kontrollin e kryengritësve, me ç’rast gjatë dy javëve të kaluara janë vrarë më se 200 civilë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*