Lajme

Obama, Merkel: Dënohen sulmet “barbare” të Rusisë dhe Sirisë në Alepo

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike, e kanë dënuar atë që ata i cilësuan si sulme “barbare” ajrore të Rusisë dhe Sirisë në Alepo, duke theksuar se qyteti është “i banuar me qindra mijëra civilë, gjysma prej tyre fëmijë”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Obama dhe Merkel janë pajtuar se Rusia “bartë përgjegjësi për përfundimin e luftës në Siri dhe duhet të garantoj qasje të konvojeve humanitare të Kombeve të Bashkuara në këtë qytet të rrethuar dhe hapësirat te të cilat vështirë arrihet”, tha Shtëpia e Bardhë.

Nga ana tjetër, Departamenti amerikan i shtetit ka konfirmuar se sekretari, John Kerry, mbrëmë ka biseduar me telefon me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, për “ndjeshmërinë” e situatës në Siri.

Pas këtyre konsultimeve telefonike, një zëdhënës amerikan tha se Uashingtoni është “shumë serioz” për potencialin e suspendimit të aranzhimeve të veta me Rusinë lidhur me Sirinë, nëse nga Moska nuk ndërmerren “hapa të rëndësishëm”.

Por, Rusia mbrëmë është përgjigjur duke thënë se refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me Rusinë për Sirinë, do të ishte dhuratë për “terroristët”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*