Lajme

Obama: Konflikti në Siri zgjidhet vetëm përmes diplomacisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka insistuar se diplomacia është mënyra e vetme për t’i dhënë fund konfliktit pesë vjeçar në Siri.

“Nuk ka fitore përfundimtare ushtarake për të fituar. Ne duhet të ndjekim punën e vështirë të diplomacisë me qëllim që të ndalim luftën dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë”, ka thënë Obama në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, raporton AFP.

Komentet e presidentit amerikan vijnë disa orë pasi ushtria siriane deklaroi se armëpushimi ka përfunduar dhe pas sulmit mbi konvojet e OKB-së, të cilët po tentonin të dërgoni ndihma tek qytetarët e Alepos.

Siria dhe Rusia kanë mohuar se kanë sulmuar konvojet.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka insistuar se marrëveshja e armëpushimit mund të përtërihet.

“Marrëveshja e armëpushimit nuk ka vdekur”, tha Kerry, pas takimit që pati në Nju Jork me Grupin Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*