Sport

Nuri Seferi sonte përballë turkut Firat Arslan

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, do të përballet sonte në ring me turkun Firat Arslan për titullin “Kampion Bote”, në orën 19:00.

Dhe Seferi tregon se është gati për ndeshjen, dhe ka cilësuar që e kundërshtarit (45) nuk luan rol, pasi ai është një nga boksierët më të mirë në botë.

“Jam i përgatitur maksimalisht dhe pres ndeshjen e nesërme. Është e vërtetë që kur u peshuam ai ishte më i rëndë 200 gram. Mosha nuk luan asnjë rol, sepse është një ndër boksierët më të mirë në botë sepse ka arritur që ta tregojë ndaj të tjerëve. Është ndeshje shumë e vështirë, por stërvitja ka shkuar mirë, por deri në kohën e duhur dhe besoj se do t’ia dal”, tha  Seferi.

Kjo ndeshje pritet të jetë interesante pasi dy boksierët kanë numër të njëjtë fitoresh. /shqiperiaime.al/

nuri-seferi-sonte-perballe-turkut-firat-arslan

Komentoni