Lajme

Nuri Seferi humb meçin kundër Firat Arslan

Pas Sefer Seferit, edhe Nuri Seferi ka pësuar humbje në meçin e sotëm të zhvilluar në Gjermani.

Nuriu u mposht nga turko-gjermani, Firat Arslan, i cili fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, raporton Koha.net.

Ky meç ishte i vlefshëm për titullin europian WBO në boks në peshën “cruiser”.

Seferi që ishte kampion më parë në këtë garë, nuk arriti që të shpallet edhe njëherë.

Në “EWS Arena” Seferi pati një përkrahje shumë të madhe nga tifozët, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta mposhtur Firat Arslanin.

Arslan tani ka 38 fitore, 8 humbje, 2 barazime.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*