Sport

Nuri Seferi godet ashpër Luan Krasniqin

Boksieri Nuri Seferi ka reaguar pas humbjes ndaj turkut Firat Arslan.

Ai e ka bërë një postim në Facebook, që duket një kundërpërgjigje për kosovarin Luan Krasniqi, i cili e ndihmoi mbrëmë boksierin turk.

“Më krenar për një humbje me dinjitet se sa një fitore të pa merituar. Kokën lartë dhe kurrë nuk tradhtuam idealin e as flamurin”, shkruan Seferi në Facebook.

Krasniqi ka marrë kritika të mëdha nga opinioni kosovar, pas ndihmës që ia dha mbrëmë turkut Arslan, kundër shqiptarit Seferi.

Komentoni