Lajme

Nuk zbatohet ligji për të verbrit!

Edhe pse katër vite më parë është miratuar Ligji për të Verbrit, ai ende nuk ka filluar të zbatohet. sipas Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, është mungesa e vullnetit politik.

Drejtoresha e këtij komiteti, Bajramshahe Bejtullahu, ka thënë se është e dhimbshme lënia anash e kësaj kategorie.

Ankesat më të mëdha janë në fushën e edukimit dhe arsimimit të personave të verbër.

Juristi i Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, Halil Kurmehaj, ka thënë se duhet të punohet shumë që të jetësohet neni 10 i Ligjit për Verbrit.

Të pranishëm në debatin e organizuar nga ky komitet, ishin edhe gra deputete të Kuvendit të Kosovës. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*