Lajme

Nuk mbahet seanca në rastin e Azem Sylës

Avokati i Azem Sylës tha se seanca nuk është mbajtur dhe se Gjykata nuk ka dhënë arsye pse ka ndodhur kjo.

Seanca e mundësisë së veçantë hetuese në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve të dyshuar për krim të organizuar në rastin e njohur si “Pronat”, që ishte paraparë të mbahej sot është shtyrë.

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi për KALLXO.com e konfirmoi se seanca nuk është mbajtur dhe se nuk janë dhënë arsye pse ka ndodhur kjo.

“Seanca e sotme është shtyrë ndërsa nuk janë dhënë arsye për shkakun e kësaj shtyrjeje. Seanca e radhës do të mbahet ditën e nesërme, ndërsa do të fillojë marrja në pyetje e dëshmitarit të mbrojtur 2”, tha Gashi.

Avokati tha po ashtu se pret që mundësia e veçantë hetuese në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve të përfundojë shumë shpejt, pasi që të ketë përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit 2.

Ditë më parë Azem Syla u riarrestua pasi që prokurori i EULEX-it Danilo Cecarelli pretendonte se ai po ndikonte në dëshmitarë dhe kërkonte paraburgosjen e të akuzuarit. Por kjo kërkesë u refuzua nga gjyqtarja e procedurës paraprake të EULEX-it, Jennifer Seal.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*