Ekonomi

Nuk kalon në shqyrtimin e parë projektbuxheti 2018

Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 nuk kaloi në shqyrtimin e parë.

Ndonëse brenda sallës së Kuvendin e Kosovës ndodheshin 88 deputetë, vetëm 60 prej tyre shfrytëzuan të drejtën për të votuar në shqyrtimin e parë Projektligjin për Buxhet.

Më 58 vota për një kundër dhe një abstenim, Projektligji për Buxhet dështoi të miratohet.

Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, duke e kundërshtuar këtë Projektligj.

Ndërkohë kryeparlamentari Kadri Veseli, paralajmëroi se do të hedh sërish në votim gjatë kësaj seance këtë Projektligj, i cili u përkrah vetëm nga deputetët e pozitës.

Komentoni