Opinion

Nuk ka mundësi t’i shitët rregullisht popullit dushk për gogla?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
E lexova një shkrim “të mirë” të Isa Mustafës në fb. Kishte shkruar shumë mirë së çfarë në të vërtetë do të duhej të ishin proceset politike dhe veçmas rrjedhat ekonomike në Kosovë. Kryeministri, Mustafa lavdërohet në këtë postim për punën e mirë të qeverisë të cilën ai e drejton, e plotë fjalë të mira të tjera, të cilat bien ndesh katërçipërisht më situatën politike tensionuese dhe rrjedhat ekonomike të dobëta. Mustafa e përmend rritjen ekonomike. Po, në rregull, po nuk e thekson së çka përfituan qytetarët dhe të pa punët nga kjo rritje ekonomike? Edhe nëse ka rritje ekonomike, sa vlen ajo rritje kur kemi gjendjen alarmante të atyre të cilët po kërkojnë punë. Pse nuk tregoi kryeministri, Isa Mustafa së çka është duke u bërë në zhvillimin e ekonomisë së vogël dhe ekonomisë së mesme të cilat janë të një rëndësie të madhe për zhvillim të gjithmbarshëm? Pakë. E përmend konsolidimin e buxhetit. Më mirë është ta kishte thënë së buxheti i trashëguar nga Qeveria e Thaçit ka qenë buxhet më shumë emergjent. E çka mund të bëhet në planin zhvillimor më këtë buxhet bie fjala? Fare pakë. Por, këtyre qeveritarëve po iu mungon shumë transparenca, e cila pastaj po i kushton Kosovës. Kur qëndron puna kështu më një buxhet të tillë, atëherë sigurisht së burimet për avancimin e ecurive zhvillimore ekomomike duhet kërkuar. Ka burime, po sa ato po shfrytëzohen është një kapitull krejt tjetër. Thithja e investimeve të jashtme p.sh, do të ishte një punë fortë e mirë për zbutjen e gjendjes së pa punësisë enorme. Kjo nuk po ndodhë së investitorët e jashtëm nuk po iu leverdisin kastës politiko -financiare në pushtet. Nuk donë t’i rrezikojnë të gjitha ato biznese të pa ligjshme që i kanë. E përmendë në këtë postim kryeministri Mustafa edhe sektorin bujqësor duke e cilësuar si stabil. Sektori bujqësor është shumë më rëndësi për Kosovën kur dihet së më çfarë tokash pjellore posedojmë, e veçmas Rrafshi i Dukagjinit. 17 vite pas përfundimit të luftës dhe produktet vendore nuk kanë as sigurinë minimale në treg. Shiten prodhimet më çmime mizerable, duke mos pasur mundësi bujqit e vyer të Kosovës, të nxjerrin siç thuhet në gjuhën e popullit as shpenzimet minimale. Subvencionimet janë aq të vogla sa nuk ia vlen as ti përmendim, edhe pse ka mundur të bëhet shumë pikërisht në këtë plan. Një pronar i një restoranti më thotë, “Merreni më mend nuk kemi mundësi në Kosovë të kemi shumë prodhime vendore, madje duhet të importojmë thotë ai edhe mandanozë!!! Një pjesë të shkrimit Mustafa ia kushton korrupsionit, e krimit të organizuar. Që të dyja këto ishin dhe kanë mbetur fenomenet të cilat Kosovën dhe popullin e saj e kanë katandisur si është më së keqi. Shumë ia kanë zbehur imazhin vendit në sytë e botës demokratike. Mustafa thotë gjithashtu së kemi mekanizma për ta luftuar krimin. “Kemi vullnetin e qeverisë të mos lejoj që njerëzit e inkriminuar në krim dhe korrupsion të punojnë në institucione qeveritare”. Po mirë, sigurisht se i kemi të gjitha mundësitë. Por për ta luftuar krimin dhe për ti zbardhur vrasjet politike, të cilat nuk i ke përmend fare, kjo luftë duhet të fillon nga kreu i shtetit e deri zyrtari më vogël pa përjashtim. Bie pyetja logjike, a ka vullnet politik të luftohen krimi dhe korrupsioni ?Nuk ka. Pse, prapë shtrohet pyetja? Nuk ka mundësi të luftohen këto dukuri negative dhe dukuritë tjera më këtë kastë politike. Si të luftohet korrupsioni kur organet tona të drejtësisë janë të ndikuara nga politika ditore. Në të gjitha hallkat e pushtetit janë instaluar më direktiva partiake ose direktiva të tjera njerëzit të cilët po vendosin për Kosovën? Natyrisht së lufta kundër krimit dhe korrupsionit bëhet shumë e vështirë. Për tu luftuar krimi dhe korrupsioni duhet të lirohemi nga kjo kastë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar. Vetëm atëherë mund edhe të llogarisim së lufta kundër çdo dukurie negative do të jetë shumë më efikase së deri më tash. Tash kur puna ju ka ardhur në zgrip të madh shkaku i Demarkacionit e përmendet luftën që duhet bërë kundër korrupsionit. Nuk e ke fare ndërmend atë punë, veç i lutësh Zotit ti bashkë më presidentin Thaçi që të kalon disi edhe kjo furtunë politike. Bukur vështirë është ti shitët rregullisht popullit dushk për gogla, siç keni vepruar deri më sot.

Komentoni