Bota

Nuk i përgjigjet saktë pyetjeve në matematikë, babai vret vajzën 3-vjeçare

Një baba nga Misisipi ka vrarë vajzën e tij 3-vjeçare pasi nuk arriti që ti përgjigjej dot në mënyrë të saktë pyetjeve të matematikës.

Joshua Salovich qëlloi vajzën e tij Bailey më gjithë forcën që kishte me bastun bambuje, kordonin e telefonit dhe pastaj e ka goditur me grushta pasditen e së premtes. Fëmija u dërgua menjëherë në një spital lokal për të marrë ndihmën mjeksore pasi mbërriti me plagë dhe prerje në të gjithë trupin por nuk arriti dot që të mbijetonte.

Policia arriti në vendngjarje duke arrestuar Joshua.

“Është një botë shumë e vështirë dhe ajo duhej që të ishte shumë e fortë nëse dëshironte që të mbijetonte,”-ka thënë boksieri 25 vjeçar për hetuesit, raportoi nëpërmjet një deklarate shefi i policisë Meridian, Benny Dubose. “Joshua nuk e dinte që vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur jetën dhe kur e mori vesh u mërzit shumë.”

Salovich kishte deklaruar gjithashtu se kishte përdorur të njëjtën metodë për të disiplinuar fëmijën të paktën pesë herë në javë.

Komentoni