LifeStyle

Nuk është fajtor ambienti: Fëmijët tregojnë prirje racore që nga lindja

Edhe pse deri tani është thënë që prindërit ua mësojnë fëmijëve racizmin, studimi i ri ka treguar që nuk është edhe ashtu.

Ndryshe nga mendimi i deritashëm që fëmijëve racizmin ua mëson ambienti, shkencëtarët e Universitetit York në Toronto kanë arritur deri te njohuria që fëmijët lindin të tillë.

I kanë bërë tri studime në të cilat kanë marrë pjesë 350 fëmijë të moshës nga 5 deri në 12 vjeç, ndërkaq rezultatet kanë treguar prirjen automatike ndaj fëmijëve të së njëjtës racë, përkatësisht racës së bardhë, transmeton Telegrafi.

“Kur nga fëmijët kërkojmë kategorizimin sipas racës, të rinjtë tregojnë prirje ndaj të bardhëve. Veç kësaj, fëmijët e bardhë i lidhin me imazhe pozitive, ndërkaq fëmijët zezakë me imazhe negative”

“Me këtë eksperiment kemi dashur të theksojmë qëndrimin pozitiv ndaj fëmijëve dhe në asnjë rast qëndrimin negativ ndaj fëmijëve zezakë”, thekson udhëheqësja e studimit, Jennifer Steel.

Hulumtimi ka treguar se si fëmijët e vegjël tregojnë prirje racore, ndërsa nga ana tjetër fëmijët më të vjetër nuk janë të prirë automatikisht ndaj fëmijëve të bardhë.

Steel e shpjegon këtë me faktin që te fëmijët më të vjetër më të rëndësishëm janë interesat.

Komentoni