Lajme

Nuk duhet të ndërtohen xhamitë, por duhet të rruhen

Shkruan: Ilir MUHARrEMI

Burimet historike, rrjedhimisht edhe historianët e sotëm, kanë disa ndryshime kronologjike për vitet e para të pushtimeve osmane në Ballkan. Në vitet 1347, 1349 dhe 1352 trupat e sulltan Orhanit zbarkuan në Ballkan për të luftuar përkrah vjehrrit të sulltanit kundër serbëve, bullgarëve dhe kundërshtarëve të brendshëm politikë të Johanit VI. Në këto rrethana në vitin 1352 osmanët krijuan zotërimin e parë të tyre në Evropë, duke marrë kështjellën Cimpes pranë qytetit të Galipolit dhe, pas dy vjetësh (1354), pushtuan edhe këtë qytet bashkë me rajonin e Dardaneleve e më gjerë. I biri i Orhanit, sulltan Murati I (1362-1389), vuri nën pushtetin e tij rajone të tëra të Ballkanit. 628 vjet  Shqiptarët dhe Ballkani vuan nga presioni fetar Turk, pothuajse i ka hyrë në thelb kjo, dhe mendojnë që çdo lindje e re është myslimane. Bëhen kërkesa të ndryshme për lejimin e hapësirave publike për ndërtimin e xhamive të reja, kjo sikurse nuk ju mjafton 628 vjet pushtim fetar, integrim i një feje që nuk ishte shqiptare dhe as nuk do të jetë ndonjëherë, ta ruajmë me fanatizëm të madh.

Çfarë i thuhet kësaj? Popull që nuk i di dhe nuk hulumton për rrënjët origjinale të tija. Duhet të respektohet kërkesa e banorëve të lagjes Dardania për ndalimin e procesit të dhënies së lejes për ndërtimin e këtij objekti fetar. Këtë peticion fillimisht e kanë nënshkruar 140 persona, shpresoj të ketë edhe më shumë në mesin e këtyre njerëzve. Arsyeja e ndalimit të ndërtimit të xhamisë është mospërputhja dhe mos harmonia me objektet e zonës. Bashkësia Islame e ka quajtur të kotë këtë peticion dhe ka thënë se është votuar nga qytetarët për ndërtim, kurse Komuna e Prishtinës ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth kësaj. Si duket Bashkësia Islame nuk po i respekton kriteret e konkursit, ashtu siç me shekuj Turqia nuk i ka respektuar, vetëm se këtu bëhet luftë ndërmjet shqiptarëve dhe shqiptarëve të islamizuar. “Ne të poshtë shënuarit, kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të procesit të ndërtimit të objektit me destinacion fetar në lagjen Dardania në Prishtinë. Objekti me destinacion fetar nuk është në harmoni me objektet e zonës në tërësi dhe sipas destinimit të caktuar të bllokut që është e përcaktuar në planin rregullativ. Objekti poashtu nuk është në përputhje me kriteret e konkursit të publikuara për kompanitë arkitektonike që kanë aplikuar për ndërtimin e këtij projekti. Sipas Planit Rregullues të Lagjes Dardania, të miratuar në vitin 2009, që përcakton rregullat për ndërtim dhe zhvillim të lagjes dhe parcelës ku është planifikuar objekti fetar, një projekt i ndërtuar aty duhet të jetë “në harmoni me objektet e zonës në tërësi dhe sipas destinimit të caktuar të bllokut”, sipas përshkrimit për Kushtet e Veçanta të Bllokut 8c, faqe 164 të planit (bashkangjitur me këtë letër).” Shkruan në peticion e banorëve. Sipas tyre, në faqen 53 të dokumentit thuhet se objekti fetar duhet të jetë i integruar në ambientin dhe kontekstin urban të lagjes. Kurse objekti i Xhamisë ka stil arkitektonik tërësisht në kundërshtim me kontekstin dhe ambientin përreth lagjes për shkak se ka arkitekturë të shek XV dhe XVI, përderisa objektet përreth i takojnë stilit modernist të kohës së sotme.

Vërejtja tjetër që i bëhet kësaj xhamie është  se qe kopje e një ndërtese tjetër të një shtetit tjetër. “Kërkojmë nga Bashkësia Islame e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Institucionet Qendrore që këto procese ti bëjnë në përputhje me planin rregullues të lagjes, me transparencë të plotë karshi qytetarëve dhe në përputhje me kriteret e paracaktuara të konkursit”, është kërkesa e banorëve. Ata nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë në këtë parcelë të Prishtinës, por për një proces ligjor, gjithëpërfshirës dhe profesional, sepse flitet që Prishtina është në fazë të përmirësimit të infrastrukturës së saj, respektimit të ligjeve, harmonizimit të planeve dhe rregullave. Kryetari i Prishtinës duhet të dëgjoj banorët e lagjes për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes se projektit final fitues nën respektim të kritereve. “Liria e besimit dhe praktikimit të fesë në vendin tonë është e drejtë e patjetërsueshme që na takojnë të gjithëve, njësoj qysh ligjet e Kosovës dhe ambienti urban i qytetit na takojnë të gjithëve njësoj. Andaj, duke mbështetur lirinë e besimit dhe asociimit, kërkojmë ndërtimin e objekteve dhe ndërtesave në përputhje me rregullat urbanistike dhe ligje të kryeqytetit dhe shtetit tonë.”, përfundojnë kërkesën banorët.

Secili ka liri të besimit personale, por nuk ka të drejtë të shtyj, propagandoj, rritë historinë e tjetrit në vendin e tij autoktonë. Sepse, atëherë nuk bëhet fjalë për një popull origjinal. As ndërtimi i kishave e as i xhamive nuk është i nevojshëm në vendin tonë. Më e nevojshme është punësimi i njerëzve, luftimi i krimit, respektimi i ligjit, arsimimi… Por, në një vend të varfër, shumë lehtë mund të ndërtosh objekte fetare me arkitekturë mesjetare. Ndoshta kjo bëhet për ruajtje të votës, sepse është lejuar edhe përdorimi i shamisë pas moshës 16 vjeçare, dhe një numër i konsiderueshëm i myslimanëve u ka dhënë votën. Mesiguri janë edhe banorë të lagjes ata që kërkojnë ndalimin, por mund të jenë edhe aktivistët politikë, sepse dihet që në Kosovë mund të luash lehtë lojëra politike. Çfarë fitohet nga kjo? Zvarritje. Më mirë është të ndalohet ndërtimi i objekteve fetare, qofshin katolike, budiste, myslimane. Nuk kemi nevojë për religjion, por për hap drejt njohjes.

A duhet të ndërtohen xhamitë në tokat shqiptare?

Dokumentet dëshmojnë se, qysh kur nisën sulmet për pushtimin e tokave shqiptare, osmanët i kushtuan vëmendje shtresës së fisnikëve. Krahas prirjes për mënjanimin e përfaqësuesve të pabindur të kësaj shtrese, aty ku qëndresa ishte e dobët, në rajonet ku vendosja e pushtetit osman ishte e vështirë, pushtuesit u përpoqën të përdornin elementë nga radhët e fisnikërisë shqiptare për të neutralizuar pakënaqësinë dhe qëndresën e tyre. Për këtë ata përdorën marrëdhëniet e vasalitetit dhe i detyronin fisnikët shqiptarë të dërgonin bijtë e tyre të vegjël si pengje në oborrin e sulltanit, si iç-ogllanë (pazhë). Këtu ata konvertoheshin në fenë islame dhe edukoheshin me frymën e besnikërisë ndaj sulltanit. Pas një dekade, kur mendohej se ishin formuar si osmanlinj të vërtetë, ata pajiseshin me timare të mëdha dhe ofiqe të larta, sipas aftësive që tregonin. Nëpër institucionin e iç-ogllanit kaluan i biri i Gjon Kastriotit, Skënderbeu, i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu, i biri i Gjon Zenebishit, Hamza Beu etj.

Çdo fe privon me mashtrim pothuajse nga qytetërimi antik, dhe vazhdon të zhvatë qysh edhe në kohën e sotme popujt të ndryshëm, qofshin të krishterë, myslimanë, budist…. Krishterët plaçkitnin Lindjen sepse ishte e pasur dhe Kryqëzatat ishin piratëri e lartë dhe asgjë më shumë. Ndërmjet krejt religjioneve nuk ka vend për zgjedhje, vendimi është dhënë që më parë, asnjë individ nuk është i lirë, vetëm se në kohën e sotme përdoren për përfitime, ndoshta kjo gjithnjë ka qenë e saktë, dëshmohet me futjen e islamit në trevat shqiptare. A mund ta kuptoni se çfarë ishte epoka e Rilindjes shqiptare? Shndërrimi i vlerave myslimane, përpjekja, e ndërmarrë me gjithë mjetet, me gjithë instinktet, me gjithë gjenitë, që të çonte drejt fitores vlerat e kundërta. Atëherë, përse u dashka ende të jemi zagarë, apo të dëgjueshëm, aspak të lirë, të trashëgojmë diçka që nuk është e jona. Mund ta lëmë ashtu siç ka qenë dhe është, por jo ta ndërtojmë të re, në një tokë e cila nuk e kupton e as nuk e pranon.

Populli jonë, heziton të debaton rreth religjionit, xhamive, integrimin e saj të saktë tek popullata shekuj më parë, të bërit politikë me fenë… Pse ndodhi kjo, përse vazhdon të ndodh? Individi si individ është fajtor, pastaj sistemi, por e para bart fajin sepse religjionin e integruan në pjesën historike shqiptare, pastaj vërshuan sllavët, të cilët poashtu qenë të vërshuar nga Turqia, por në Kosovë pati ndikim të keq. Edhe Shqipëria përhapi komunizmin, e përhapi në Kosovë, ngaqë pjesa historike na lidh ngushtë, andaj ndodhi pretendimi i shndërrimit të komunizmit absolut.

Pse Kosova në shkallën më të lartë pranoj islamizimin? Popullsia e Kosovës ishte e pushtuar nga islamikët, pothuajse më së shumti, qe edhe e përjashtuar nga kulturat shqiptare, trajtohej si zorrë qore, pastaj Kosova u lëndua edhe më shumë nga luftërat që i bëheshin me qëllim të shkombëtarizimit. Turku filloj t’i shpërngulte shqiptarët në Turqi. Këtu ndodhi një rrëmujë, asimilim, harrimi i gjuhës, integrimi qind për qind në islamizëm, derisa pjesa e tjetër shkombëtarizohet. Shumë shpejt shqiptarët e Kosovës u konvertuan në Turq, ose u bënë Turq, ngaqë ju premtoheshin favore marramendëse. Jugosllavët e mbështetin shndërrimin e shqiptarëve në Turq dhe largimin e tyre.

Çfarë pasoja solli turqizmi në Kosovë?

Identiteti fetar po zhvillon betejë të ashpër me identitetin kombëtar, sepse feja po vendoset në radhë të parë tek ne. Ky popull i brishtë me syze shikon Turqinë dhe Islamin. E kaluara aspak nuk ishte e harmonishme, kurse sot është tejet e harmonishme. Shqiptarët ishin kundër fesë islame në Kosovë, kurse Turqit e proklamonin. E çuditshme është se si shqiptarët e Kosovës ndjenjë afërsi me identitetin turk, as sot nuk e kam të qartë. Ndonëse, sot është e mundur, por në të shkruarën qe e pamundur dhe Turkut ju dashtë shekuj investimit për integrim të fesë. E keqja është se Shqiptarët e Kosovës më shumë po shkojnë kah Lindja sesa Perëndimi, ndonëse duhet kuptuar një popull të brishtë. Kosova krahas me Shqipërinë është më e luhatshme nëse bëhet fjalë për perëndimin. Kosova ka problem fetar dhe historik, paragjykime të së shkuarës, kulturë, politikë e gabuar, madje edhe identitet.

Si në të shkuarën edhe sot në Kosovë, një numër i madh i njerëzve agjërojnë përfshirë disa kolegë të mijë “shkencëtarë”. Studentët në ditën e Bajramit iknin të gjithë nga fakulteti. Pothuajse në çdo fjali këta njerëz përmendin Allahun, inshalla…. Andaj, shumica i kanë emrat arabë dhe vështirë mbijetonin me katolikët, ose në mesin e këtyre myslimanëve nëse ishte ndonjë katolik, menjëherë para emrit të tij e veçonin si katolik.  Nuk kishte tolerancë fetare, ose rriteshin dhe vazhdojnë të rriten me urrejtje ndaj feve tjera. Njohë disa katolik në Kosovë të cilët i quanin si laraman, qenë të obliguar ta braktisnin vendin për të ikur në Perëndim. Kosova gjithmonë ishte e zhytur në djepin Turk dhe Shqipëria vonë ndërhyri ndaj një gjëje të rrezikshme, këtë e bëri me arsimim me qëllim të ngushtimit të fanatizmit analfabet fetar.

Literatura e Rilindjes-Kombëtare fillon të depërton në Kosovë, fatkeqësisht me idetë Enveriste. Zoti, feja nuk vlejnë për njeriun dhe kombin, më pas ndalohen. Këtë e donte Kosova, por edhe fenë nuk e përjashtonte. Ka ngrënë bukë me dy lugë, thuhet në gjuhën e popullit. Përmes literaturës vinte feja, kosovarët pranonin vetëm atë për të cilën mendonin se qe më e përshtatshme për ta, mohimin e Zotit nuk e pranuan, ndjenin indiferencën e tij, që nga një anë, është fshehje.

Gjithmonë serbët krijonin hapësira për stimulimin e fesë, këtë e bënin në dëm të identiteti kombëtar shqiptar, kurse shqiptarët jo intelektualë nuk e kuptonin, andaj serbëve ju konvenonte analfabetizmi i cili i kushtoj shtrenjtë Kosovës. Kosovarët nuk harmonizoheshin mirë me Shqiptarët dhe serbët përdornin fenë për dëmtimin e kombit shqiptar. “Pasi bëri prej tyre muhamedanë, turq, islamikë dhe nxiti shpërnguljen e tyre, radha ishte të hidhte në lojë kartën e fundit: fundamentalizmin islamik, për të cilin bota ende nuk kishte dëgjuar tamam, por Europa tashmë kishte krijuar një ndjeshmëri, qoftë edhe si preventivë të largët”, shkruan Mehmet Kraja. Tashmë Kosovarët identifikoheshin me minare, xhamia, hoxhallarë, vend tipik mysliman, dhe mediat botërore edhe sot popullin tonë e identifikon me ferexhe dhe minare. Shumë shpejt në botë shfaqej se të drejtat kombëtare ngatërrohen me ato fetare, të qenit mysliman. A ishte kjo propagandë e trilluar? Natyrisht, sepse pas 1999 në Kosovë u zhduk analfabetizmi dhe intelektualët mbanin anën e shkencës, derisa mediokrit vazhdojnë ta propagandojnë fenë. Por, kosovarët në masë të madhe janë mysliman, dhe një numër prej tyre i praktikon këto rite, kurse në kombëtarizim shtiren ekstremistë, dhe botërorët nuk e shohin këtë kështu. Më shumë na identifikojnë si mysliman, sepse feja është fut në trashëgimi. Andaj, edhe sot nëse debatohet për fenë kudo në botë, Kosovarët nuk janë të përgatitur për këtë temë, gjithmonë krijojnë bisht për këtë. Gjithmonë do të jetojn në keqkuptime për fenë.

Ndërtimi i Katedrales në qendër të Prishtinës, tenton të tregon se Kosovarët bëjnë refuzim të manifestimeve fetare myslimane, dhe nuk e përkrahin shumicën myslimane, ndonëse edhe historikisht nuk kanë asgjë të përbashkët. Kjo ndikoj nga propaganda serbe dhe bota krijoj keqkuptim, andaj katedralja u përdorë si zgjidhje për të ju kthyer imazhi i pastër Kosovës, dhe mbështetja ndaj BE-së. Feja këtu pak u politizua.

Krahas me Boshnjakët, të cilët fenë e bënë si pjesë të identitetit, Kosovarët u thirren në historinë e Ilirëve. Ndonëse, arsyeja ishte se serbët Kosovarët i identifikonin si fundamentalistë fetarë, kurse Kosovarët fillonin ta ndërpritnin ose ngadalësonin ndikimin fetarë, dhe e shihnin si dëm dhe rrezikues. Nuk kishte vetëm Kosova pamje orientale, të gjitha vendet e pushtuara nga Turqia si: Greqia, Bullgaria, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, një pjesë e Bosnjës, por shumë shpejt këto vende u deorientalizuan ose morën kahe kah Perëndimi. Arsyeja pse Shqiptarët e Kosovës më shumë anuan kah feja ishte se ju ndërprenë të gjitha lidhjet me Shqipërinë ngaqë ishte pjesë e Jugosllavisë, u ndalua vetëdija kombëtare, komunikimi. Të vetmen që mund ta donin qe feja. Murtajë e vërtetë…

Leave a comment

Your email address will not be published.


*