Lajme

Novela më e re “Vrasje në Venecia” e Mira Meksit portretizon shqiptarët nëpër botë si fatkeq

Sapo ka dal në dritë novela më e re e autores Mira Meksi, me titull: “Vrasje ne Venecia”.

Libri më i ri i Meksit është botuar nga shtëpia botuese Onufri dhe tani më mund të gjendet nëpër librari për t’u blerë.

“Një krim i llahtarshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantitono varkatarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur që çurkon gjak. Idnetikiti i vrasësit në polici vë në pranga refugjatin shqiptar Adrian Gjergji, i cili akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij, xhazisten shqiptare…”

“Vrasje në Venecia” e Mira Meksit është një novelë që i takon zhanrit policesk me shpirt legjende.

Si përfundim, libri i portretizon refugjatët shqiptarë nëpër botë si fatkeq, po ashtu vihet në pah edhe shqiptarofobia e vendorëve ndaj refugjatëve shqiptarë kudo ku ata jetojnë. /DritarjaOnline/

13902749_1803120736601786_4328683733923438182_n

13043560_1761634250750435_1140479440174527839_n

 

mira meksi

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*