Kuriozitet

Njihuni me blerësin misterioz të pikturës së Da Vinçit

Është zbuluar blerësi misterioz pikturës së famshme të Leondardo Da Vinçi, Salvator Mundi.

Pronari i ri i pikturës, që theu rekord në shtëpinë e ankandit kur u shit për 450 mln dollarë muajin e kaluar, është princi i Arabisë Saudite, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud.

Bader bin Abdullah u indentifikua në dokumentat blerjes nga New York Times. Princi nuk është një koleksionist i njohur i artit, raporton Times dhe burimet e pasurisë së tij nuk janë të njohura publikisht, por ai është një bashkëpunëtor i ngushtë i princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Të mërkurën, muzeu i sapohapur i Luvrit në Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shkruar një njoftim se piktura ‘po vjen’.

Piktura u shit në Christie’s në Nju Jork më 15 nëntor.

Komentoni