Video

Njihuni me 79-vjeçaren që drejton një makinë të Formula 1 (Foto-Video)

Rosemary Smith është bërë personi më i vjetër që drejton një makinë të Formula 1.

79-vjeçarja irlandeze ka shkatërruar stereotipat gjinore në botën e garave me makinë për dekada të tëra. Smith fillimisht ka punuar si rrobaqepëse, por në vitin 1960 i dha një tjetër drejtim jetës së saj. Ishte një kliente që e bëri të merrte këtë vendim kur e ftoi që të bënin një shëtitje me makinë.

Ajo ka fituar çmimin e parë në vitin 1964 në Sunbeam Rapier, Circuit.

Tashmë Smith i ka habitur të gjithë më aftësitë e saj për ti dhënë një makine të Formula 1. 79-vjeçarja u ftua nga Renault në pistën “Paul Ricard” në Francë ku u trajnua nga piloti Joylon Palmer.

Edhe pse me përvojë në gara, ajo u frikësua nga Renault, dhe kush nuk do të ishte?! Makina moderne F1 janë ndryshe nga çdo gjë tjetër në botë. Por Smith ia del shumë mirë që ti japë makinës.

Komentoni