LifeStyle

Njerëzit nuk i kanë 6, por madje 27 emocione

Njerëzit janë të aftë të ndiejnë shumë më tepër lloje të ndryshme emocionesh sesa kemi menduar.

Shkencëtarët një kohë të gjatë kanë theksuar që, pos gjashtë llojeve themelore të emocioneve (lumturia, pikëllimi, zemërimi, befasia, frika dhe neveritja) nuk ekzistojmë më lloje themelore të emocioneve. Mirëpo, janë mashtruar!

Në hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 800 meshkujt dhe 1.200 femra, të intervistuarve u janë treguar përmbajtjet e videove të njerëzve të cilët kurorëzohen, lindin fëmijë, përshëndetja me dorë dhe vdekja.

Pas vështrimit të rezultateve të reaksioneve të tyre, kanë konstatuar që ndjenjat e tyre mund t’i klasifikojnë në 27 kategori, transmeton Telegrafi.

Ato kategori janë: admirimi, adhurimi, admirimi estetik, argëtimi, tërbimi,anksioziteti, respekti i thellë, habia, monotonia, qetësia, konfuzioni, përbuzja, lakmia, zhgënjimi, krupa, bashkëndjesia, familjarizimi, varësia, shqetësimi, frika, faji, llahtaria, interesimi, lumturia, nostalgjia, krenaria, lehtësimi, romantika, pikëllimi, kënaqësia, dëshira seksuale, surpriza, simpatia dhe triumfi.

Të anketuarit nga grupi i parë kanë thënë se si ndihen pas çdo shikimi të videos. Grupi i dytë i të intervistuarave ka vlerësuar xhirimet si pozitive dhe negative përkundër atyre mallëngjyese dhe qetësuese në shkallën nga 1 deri në 9.

Vlerësimet janë pajtuar me emocionet e lidhura me xhirimet të cilat paraprakisht u janë ndarë.

Rezultatet kanë treguar që një xhirim mund të nxisë më shumë emocione të ndryshme dhe është normale të ndihen më shumë sosh në të njëjtën kohë.

Komentoni