KosovaToplajm

Një zënkë në “Facebook” dyshohet se i parapriu incidentit në “Beerfest”

“Çka po m`kqyr” dhe “Veç po t`kqyri”, dyshohet të jenë fjalët e vetme që janë shkëmbyer ndërmjet dy të miturve para se të shkaktonin incidentin në natën e parë të festivalit “Beerfest”, i cili u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, më 29 korrik.

Një armë me gaz dhe një thikë, sipas raportit policor, janë përdorur gjatë përleshjes ndërmjet të miturve me inicialet H. K. dhe J. M., të cilët që të dy janë të moshës 15-vjeçare, shkruan sot Koha Ditore. Prej këtij incidenti kanë mbetur të lënduar 50 persona, që ishin të pranishëm në shesh. Ata janë lënduar duke ikur, pas panikut për sulm terrorist.

Ky konflikt, sipas hetimeve, besohet se është shkaktuar ndërmjet dy të rinjve pas një zënke në rrjetin “Facebook”. 

Komentoni