ShowBiz

Një urim i veçantë për Dua Lipa

Nata e ndarjes së çmimeve EMA të MTV ka qenë një natë e mbushur me surpriza e ndër më të bukurat ishte çmimi për “Best Neë Act” që e ka fituar këngëtarja kosovare dhe shumë e talentuar, Dua Lipa, shkruan Kosova.info.

Ajo, në mesin e shumë urimeve, ka marrë edhe një urim super të veçantë. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, i cili njihet si fans i muzikës së Dua Lipës. Besojmë që ju kujtohet fakti që ai nuk ka munguar në mjaft koncerte të saj.

“Qyteti ynë i ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”, ka shkruar Khan në profilin e kryebashkiakut të Londrës në Twtitter. /Kosova.info/

Komentoni