Lajme

Një person bie nga kati i gjashtë, në lagjen Mati 1 në Prishtinë

Një person është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese banesore në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Në vend ngjarje ka dal Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejt. Personi është dërguar pa vetëdije në QKUK me ndihmë të shpejt.

Zëdhënësja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se një person i gjinisë mashkullore ka rënë nga kati i 6-të, transmeton Indeksonline.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mati 1”, në rrugën “Muharrem Fejza”.

“Rreth orës 17:25 një person ka rënë nga ndërtesa. I njëjti ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Policia.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*