ShowBiz

Një mister në ballinën e Times në edicionin e Personazhit të Vitit

Me një simbolikë të veçantë dhe jashtëzakonisht domethënëse, revista Time zgjodhi para ca ditëve Personazhet e Vitit. Këtë vit këtë titull e kanë marrë të ashtuquajturit  ”The Silence Breakers”. Këta janë gratë të cilat bënë publike historinë e tyre rreth ngacmimeve seksuale, shkruan Kosova.info.

Mirëpo, përderisa foto e përzgjedhur për ballinën e këtij edicioni ishte jashtëzakonisht e veçantë dhe përshtatej në mënyrë perfekte me emërimin ‘’The Silence Breakers’’, në të ka një detaj interesant që shumicës i ka ikur.

Në mesin e të famshmëve që gjenden në fotografinë përfaqësuese, figuron dhe një krah, detaj për të cilin Time ka dhënë sqarime se kujt i takon si dhe pse një gjë e tillë u shfaq e gjysmuar.

“Krahu i përket një punonjëseje të re spitali, anonim nga Teksasi.”

”Ajo është një viktimë e ngacmimit seksual e cila ka frikë se zbulimi i identitetit të saj do të ndikojë negativisht në familjen e saj”, ka sqaruar revista Time. /Kosova.info/

Komentoni