Bota

Një kompani japoneze do të fillojë të paguaj punonjësit në Bitcoin

GMO internet do të paguajë pjesën e pagave në Bitcoin, çmimet e të cilave janë rritur së fundmi, raporton Kosova.info

Një kompani japoneze do të fillojë të paguajë një pjesë të pagave të punonjësve të saj në Bitcoin, pasi synon të fitojë një kuptim më të mirë të monedhës virtuale, tha një zëdhënëse.

GMO Internet, që operon një varg biznesesh në internet, duke përfshirë financimin, reklamimin online dhe infrastrukturën e internetit, do të fillojë të paguajë deri në 100,000 ¥ (660/890 $) mujore nga Bitcoin tek punonjësit e saj në Japoni nga shkurti i vitit të ardhshëm.

Besart HYSENI

Komentoni