Rajoni

Një i mitur mbytet në bregdetin shqiptar

Një tjetër fëmijë është mbytur teksa po lahej në bregdetin e Vlorës.

Mësohet se i mituri ka qenë i shoqëruar nga e ëma, por për një moment ai i ka humbur shikimit të saj duke hyrë në thellësi.

Pavarësisht ndihmës nga pushuesit e tjerë, ndërhyrja ka qenë tepër vonë, shkruajnë mediat shqiptare.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Komentoni