ShowBiz

Një hit i ri nga Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora do të publikojë së shpejti një këngë të re. Për këtë gjë, ajo ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Shumë e entuziazmuar që të tregoj se kënga ime e re ‘Anywhere’ do të publikohet me 20 tetor. Ju mund ta porosisni që tani në Spotify,” – shkruajti 26-vjeçarja.

Ka disa kohë që punon për këtë këngë, pas suksesit me Lonely Together, që është një bashkëpunim me Dj Avicii. Për këtë projekt, Rita nuk ka dhënë detaje nëse do të jetë bashkëpunim me dikë apo diçka rreth zhanrit të muzikës.

 

Komentoni