ShowBiz

Një hit i ri nga Remzie Osmani?

Fansat e muzikës popullore do të gëzohen nga ky lajm. Duket që këngëtarja Remzie Osmani është gati për të lansuar projektin më të ri muzikor. Ajo së fundmi ka paralajmëruar një hit të ri, shkruan Kosova.info.

Ashtu siç po praktikojnë artistët së fundmi, edhe ajo ka përzgjedhur llogarinë e saj në Instagram për të postuar lajmin. Në fotografi ajo shihet e shoqëruar nga vëllai i saj Nexhat Osmani si dhe kompozitori Edi Balili.

Në këtë fazë, nuk është se kemi informacion shtesë, por besojmë që shumë shpejt do të dimë shumë më shumë. Sipas këngëtares, duket se ajo as këtë herë nuk do t’I zhgënjej fansat e saj. /Kosova.info/

Komentoni