ShowBiz

Një hero si Harrison Ford

Harrison Ford shpëtoi një grua e cila kishte humbur kontrollin me makinë në një autostradë të Kalifornisë. Kjo e bën Harrison një hero të jetës reale, shkruan Kosova.info.

75-vjeçari Ford është parë duke ndihmuar një shofere e cila ishte aksidentuar të dielën në Santa Paula, Kaliforni.

Pasi që ka parë automjetin duke dalë nga rruga, ai ka ndaluar për t’i dalë në ndihmë.

Sipas TMZ, shoferja u transportua në një spital lokal. Atje është trajtuar për lëndime të lehta.

Mirëpo, Harrison ka një status të heroit tashmë. Ai ndihmoi në një situatë të ngjashme në muajin shtator. Aktori kishte dalë për të ndihmuar pas një përplasje të makinave në një rrugë të New York-ut,. /Kosova.info/

Komentoni