Kosova

Një dekadë gëzim, vuajtje dhe krenari

Më 17 shkurt Kosova feston dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Për një dekadë, shteti më i ri në Evropë është njohur nga 115 shtete, mirëpo ende nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Vendi ku një e treta e fuqisë punëtore është e papunë, po mundohet ta forcojë ekonominë e lënë pas dore për dekada.

Sfida më e madhe për vitet e ardhshme do të jetë shkollimi si dhe ofrimi i mundësive për punësim për të rinjtë, që përbëjnë shumicën e popullsisë.

Komentoni