Lajme

Nitaj i kundërpërgjigjet Mustafës: Edhe humbja ka dinjitet

Bashkëpartiaku i Ramush Haradinajt, Muharrem Nitaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, pasi ky i fundit përmes një postimi në Facebook tha se PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione.

Por Nitaj, duke ia kujtuar Mustafës rrëzimin nga Qeveria dhe rezultatin në zgjedhje, thotë se edhe humbja e ka njëfarë dinjiteti.

Zëdhënësi i Haradinajt ka kërkuar nga kreu i LDK’së që ta thotë vetëm një emër të një zyrtari të të AAK-së që është “instaluar” në institucione apo që është në pushtet.

Postimi i Muharrem Nitajt në Facebook:

Kryeministër, edhe humbja e ka një farë dinjiteti

Kryeministri akoma në detyrë, Isa Mustafa, paska shkruar se “PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione”.

Isa Mustafa, bëhuni njëherë i sinqertë dhe thuajeni vetëm një emër të një zyrtari të vetëm të AAK-së që është “instaluar” në institucione apo që është në pushtet.

Ju e dini që AAK ka qenë në opozitë qe tri mandate dhe nuk ka qenë AAK-ja ajo që i ka pushtuar bordet e agjensitë, universitetet shërbimet diplomatike, e deri te ministritë, siç po bëhët edhe në këto grahmat e fundit të qeverisë suaj!

Ne e kuptojmë që jeni me vaj në buzë, por edhe humbja e ka njëfarë dinjiteti.

MN

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*