Lajme

NISMA: Institucionet të punojnë për ndriçimin e fatit të të pagjeturve

Dita ndërkombëtare për persona të pa gjetur edhe pas 18 viteve sërish e gjen Kosovën me këtë plagë të rëndë dhe të pa shëruar. Është e pa pranueshme që edhe pas kaq viteve të mbetet pa u sqaruar fati i mbi 1700 personave.

Dialogu që është zhvilluar nga pushteti për 5 vite me radhë asnjëherë nuk e vuri kusht në bisedime me Serbinë zbardhjen e fatit të të pagjeturve edhe pse në bisedime me Serbinë përballë i patën Aleksandër Vuçiçin dhe Ivica Daçiçin të cilët si pjesë e aparatit represiv dhe kriminal të Serbisë ishin aktorë në kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Sjellja e papërgjegjshme e këtij pushteti që kurrë nuk e pati prioritet ndriçimin e fatit të personave të pagjetur vetëm sa ua ka thelluar edhe më shumë plagët familjarëve.

Drejtuesit e institucioneve të cilët e kanë për detyrë të ndikojnë në ndriçimin e fatit të të pa gjeturve të heqin dorë nga logjika që për fatin e të pagjeturve të flasin vetëm njëherë në vit në ditën ndërkombëtare të njerëzve të pa gjetur. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*