Lajme

NISMA: Ende nuk kemi marrë ftesë nga kryeministri

Takimi në mes liderëve të partive opozitare dhe kryeministrit Isa Mustafa, për të diskutuar rreth çështjes së demarkacionit, ishte paralajmëruar të mbahet pas kthimit të tij nga SHBA-ja, por që partitë opozitare ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë zyrtare nga ai.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë për Indeksonline se janë duke e pritur ftesën dhe më pas do të marrin vendim se si do të përgjigjen.

“Ende nuk kemi marrë kurrfarë ftese, pasi ta marrim ftesën, varësisht nga përmbajtja do të marrim vendim se si do t’i përgjigjemi”, ka thënë Sherifi,raporton Indeksonline.

Sipas tij, opozita ende nuk ka asgjë konkrete në dorë përveç një zotimi publik të Mustafës se do t’i ftojë për të biseduar.

“Tani për tani nuk mund të them se si do të veprojmë. Pra, së pari presim ftesën pastaj do të marrim qëndrim”, ka thënë ai.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*