Lajme

Nisma e shqetësuar për mos-shpërndarjen e librave nëpër shkolla

Nisma për Kosovën ka shprehur shqetësimin për mos shpërndarjen e tekste mësimore falas në të gjitha shkollat fillore në Kosovë, edhe pse nxënësit kanë hyrë në javën e tretë të fillimit të vitit shkollor.

Bazuar në gjendjen aktuale të furnizimit me tekste falas shkollore në komunat e Kosovës, doli në pah përkushtimi i pa mjaftueshëm i qeverisë së Kosovës e kryesisht Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që të mos jetësojë një nga premtimet e saj, që viti shkollor do të fillojë në kushte dhe standarde normale.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që viti shkollor fillon me 1 shtator por për çudi, kaloi edhe java e tretë e shtatorit, dhe furnizimi me tekste mësimore falas është ende pjesë e shqetësimeve në komunitetin shkollor. Ndër angazhimet gjoja me përkushtim, të MASHT-it, është edhe fusha e cilësisë. Për çfarë cilësie mund të bisedojmë kur edhe viti shkollor, e gjeti sistemin tonë arsimor me pengesa serioze në furnizimin me tekste mësimore.

NISMA për Kosovën vlerëson se një qasje e tillë me planifikime dhe veprime sa për sy e faqe, të cilat i ka bërë MAShT-i, dhe mos serioziteti i përgjithshëm i Qeverisë së Kosovës është zhvillim, që e nëpërkëmb përkushtimin e qytetarëve dhe personelit arsimor të përkushtuar të cilët synojnë që arsimi në vendin tonë të jetë me dinjitet.

Republika e Kosovës ka nevojë për qeveri të përgjegjshme, kompetente dhe që arsimit në Kosovë i jep prioritet jo vetëm në konferenca shtypi po edhe me veprime konkrete.

Me këto vonesa në furnizimin me tekste mësimore falas, me futjen e objektivave strategjike në fushën e cilësisë vetëm sa për mbulojë të përgjegjësisë përballë autoriteteve arsimore të jashtme, me Udhëzime Administrative të cilat nuk e kthjellin kuadrin ligjor po vetëm sa e vështirësojnë punën institucionale, me mos forcim të legjitimitetit institucional të departamenteve programore, pedagogjike, me udhëheqësi të instrumentalizuar të institucioneve të licencimit të institucioneve arsimore, dhe me konfuzitetin ligjor në interpretimin e arsimit të lartë dhe atij parauniversitar, vendi i ynë nuk mund të jetë pjesë e integrimeve në fushën e arsimit, dhe nuk mund të flasë për cilësi dhe gjithë përfshirje të komunitetit shkollor në sistemin arsimor.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*