Kosova

NISMA deklarohet për takimin e mundshëm me pozitën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se në fillim të tetorit do të ftojë opozitën bashkë me Kadri Veselin për të biseduar rreth çështjes së Demarkacionit, e NISMA për Kosovën ende nuk kanë marr vendim nëse do të shkojnë.

Sekretari i kësaj të fundit, Bilall Sherifi thotë se varet nga përmbajtja e ftesës nëse ata do të shkojnë ose jo.

“Ende gjithçka është në nivel të paralajmërimit se do ta ftojnë opozitën në takim. Pra, ende ftesë nuk kemi. Përgjigja ndaj ftesës do të varet nga përmbajtja e ftesës për takim”, thotë Sherifi.

I pyetur a kanë ndonjë kusht për pjesëmarrje në këtë takim, e ripërsëriti se varet nga përmbajtja e ftesës.

Komentoni