Lajme

Nisin punimet e rrugës e cila lidhë fshatrat Mramor dhe Grashticë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, do të inaugurojnë fillimin e punimeve të rrugës e cila lidhë fshatrat Mramor dhe Grashticë të komunës së Prishtinës. 

Ministria e Infrastrukturës do të financojë projektin për zgjerimin e rrugës unazore Liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë, në vlerë prej 1,242,216.01 eurosh, me një gjatësi prej 4,690.00 metrash. 

Ky projekt rrugor është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, si një rrugë mjaft e frekuentuar, e cila lidhë shumë fshatra të komunës së Prishtinës, të Gjilanit dhe më gjerë.

Po ashtu, financimi i këtij projekti infrastrukturor do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin më të hovshëm të kësaj pjese të rëndësishme të komunës së Prishtinës. 

Përurimi i këtyre punimeve, do të bëhet në ora 12.00, në fillim të fshatit Mramor, afër liqenit të Badovcit. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*